Sport

Katari u hap dyert tifozëve izraelitë për finalet e Kupës së Botës 2022...

Autoritetet izraelite njoftuan të enjten, se izraelitët me viza do të mund të udhëtojnë në Katar për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022, megjithëse midis dy vendeve nuk ka marrëdhëniet diplomatike.

10 Qershor 2022, 15:44 Nga DOSJA
Katari u hap dyert tifozëve izraelitë për finalet e Kupës

KATAR - Autoritetet izraelite njoftuan në një deklaratë të enjten, se izraelitët me viza do të mund të udhëtojnë në Katar për Kupën e Botës 2022, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor. Të dy vendet nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe kombëtarja e Izraelit nuk është kualifikuar për këto finale. Por qytetarët izraelitë do të mund të marrin një vizë hyrje në internet pasi të kenë blerë biletat e tyre.

“Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka konfirmuar se qytetarët izraelitë do të mund të hyjnë në Katar gjatë finaleve të Kupës së Botës dhe të ndjekin ndeshjet si të gjithë tifozët në botë”,- thanë ministritë izraelite të Mbrojtjes, Punëve të Jashtme dhe Sporteve. Nga ana tjetër, marrëveshja mes Izraelit dhe Katarit nuk përfshin fluturime direkte mes dy vendeve.

Ato kundërshtohen në kontekstin e konflikteve që lindin rregullisht mes palestinezëve dhe izraelitëve. Katari mbështet lëvizjen islamike palestineze Hamas, armiku i betuar i Izraelit në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007. Në vitin 1996, Katari vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Por në vitin 2009, ato u prishën pas luftës së parë midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll