Sport

Pirlo rinis nga Turqia, arrin marrëveshje njëvjeçare me Karagümrük

Gjithçka është kryer mes ish-trajnerit të Juventusit dhe klubit të Stambollit, ku ai do të stërvitë të njohurit e vjetër të futbollit italian si Viviano dhe Borini.

10 Qershor 2022, 14:45 Nga DOSJA
Pirlo rinis nga Turqia, arrin marrëveshje njëvjeçare me
Andrea Pirlo, ish-trajner i Juventusit

TURQI - Pas një viti pushim, karriera e trajnerit të Andrea Pirlos rinis. Ish-trajneri i Juventusit ka gjetur marrëveshje me turqit e Fatih Karagümrük, skuadra e Stambollit, që e përfundoi Super Lig 2021/2022 në vendin e tetë. Ai do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare dhe do të stërvit disa të njohur të vjetër të ligës italiane, si Emiliano Viviano dhe Fabio Borini.

Karagümrük u rikthye në divizionin më të lartë të ligës turke vetëm në vitin 2020, pas vitesh lundrimi në ligat e vogla. Mes marsit dhe dhjetorit 2021 ai drejtohej nga Francesco Farioli dhe tani klubi është gati të rifillojë nga një tjetër trajner italian, i cili sjell me vete dy trofetë që fitoi në krye të Juves në sezonin 2020/21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll