Sport

Armando Broja te Chelsea? Tuchel vendos zyrtarisht për të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, nuk dëshiron që  sulmuesi shqiptar Armando Broja të largohet këtë verë pas interesimit të shumë klubeve të Premier League

10 Qershor 2022, 12:54 Nga DOSJA

Armando Broja te Chelsea? Tuchel vendos zyrtarisht për të ardhmen e

ANGLI- Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, nuk dëshiron që  sulmuesi shqiptar Armando Broja të largohet këtë verë pas interesimit të shumë klubeve të Premier League. Broja u huazua sezonin e kaluar te Southampton, ku shënoi 9 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 6 në Premier League.

Ben Jacobs ka raportuar se trajneri i Chelseat, Tuchel është i prirur të vlerësojë sulmuesin gjatë para-sezonit, pavarësisht interesimit nga klubet e tjera.The Mail On Sunday ka raportuar se West Ham është i interesuar për 20-vjeçarin në mesin e skuadrave të tjera si vetë Southampton, ka interes nga Italia.

Broja aktualisht është duke u përgatitur me Shqipërinë teksa ditën e premte do të luajë ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve. Broja aktualisht ka shënuar 7 gola për kombëtaren që nga debutimi i tij në humbjen 1-0 ndaj Lituanisë në shtator të vitit 2020.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

broja

Sondazh

Poll