Sport

Kokëulur dhe të rraskapitur, ja si lojtarët e Izraelit zbarkuan në aeroportin e Tiranës (video)

Fluturimi i përfaqësueses së Izraelit drejt Shqipërisë nuk ka shkuar mirë. Skuadra ka pritur për më shumë se 2 orë në aeroport për shkak të mbipeshës në avion

10 Qershor 2022, 12:06 Nga DOSJA

Kokëulur dhe të rraskapitur, ja si lojtarët e Izraelit zbarkuan

TIRANË-Fluturimi i përfaqësueses së Izraelit drejt Shqipërisë nuk ka shkuar mirë. Skuadra ka pritur për më shumë se 2 orë në aeroport për shkak të mbipeshës në avion. Drejtuesit e Izraelit kishin marrë me qira një aeroplan të vogël dhe kishte probleme me mbipeshën. Fluturimi drejt Shqipërisë ishte programuar të orën 13:30, por  përfaqësuesja e Izraelit mbërriti në mesditë. Siç shihet në video, disa lojtarë janë kokëulur, ndoshta nga ky udhëtim rraskapitës.

Zgjidhja e turpshme ishte largimi i tre anëtareve të stafit të cilët do të udhëtojnë ditën e enjte me një avion privat. lojtarët e ekipit përmblodhën përvojën e vështirë që kaluan në aeroport dhe njëri prej tyre tha.

“Ajo që ndodhi këtu nuk është aspak profesionale. Si nuk kontrolloni gjëra të tilla? Si të marrësh me qira një avion pa i ditur të gjitha detajet?”.Ndeshja e së premtes në Shqipëri do të jetë e dyta e Izraelit në Ligën e Kombeve, pas barazimit ndaj Islandës në Haifa javën e kaluar.

E.Ç (Dosja.al)

 

izraeli

Sondazh

Poll