Sport

Inter po i afrohet Asllanit, skuadra zikaltër nxiton për ta mbyllur me shqiptarin, zbulohet oferta

“Shkolla Empoli”, siç e dimë, është një nga më të rëndësishmet për një futbollist.

10 Qershor 2022, 12:26 Nga DOSJA

Inter po i afrohet Asllanit, skuadra zikaltër nxiton për ta mbyllur me

ITALI- “Shkolla Empoli”, siç e dimë, është një nga më të rëndësishmet për një futbollist. Një skuadër për t'u rritur dhe për t'u transferuar në ndonjë skuadër të madhe.Për Kristjan Asllanin, mesfushorin e Kombëtares shqiptare mund të ketë ardhur momenti i hapit të madh.

Për lojtarin prej disa javësh është përfolur për një transferim te Inter, megjithatë orët e fundit duket se çdo gjë është vendosur. Siç raportohet nga Sky Sport, Inter i ka ofruar 9 milionë e gjysmë euro Empolit për të blerë kartonin e lojtarit.

Do të ishte një blerje për të ardhmen, pasi shqiptari shihet si zëvendësuesi i Marcelo Brozovic. Këtë sezon Asllani zhvilloi 23 ndeshje dhe një gol në Serie A, atë realizim në San Siro kundër Interit.

E.Ç (Dosja.al)

asllani empoli

Sondazh

Poll