Sport

PSG zyrtarizon afrimin e Luis Campos, si 'këshilltar' në klubin parizien

Ai i është bashkuar të premten zyrtarisht organikës së kampionëve të Francës. Portugezi vjen në rolin e këshilltarit të futbollit, siç bën me dije PSG në njoftimin për shtyp.

10 Qershor 2022, 15:32 Nga DOSJA
PSG zyrtarizon afrimin e Luis Campos, si 'këshilltar' në
Luis Campos, këshilltari i ri PSG-së

FRANCE - Pas eksperiencave të tij në Monako dhe Lille, Luis Campos mbërrin në Paris. PSG zyrtarizoi ardhjen e tij këtë të premte, përmes një komunikate për shtyp. Portugezi emërohet si këshilltar futbolli në ekipin e kampionëve të Francës.

Kjo është përmbysja e parë e madhe e brendshme në klubin parizien, që nga rinovimi dhe zgjatja e kontratës së Kylian Mbappe deri në vitin 2025. Ardhja e Campos vulos fatin e Leonardos, i cili u rikthye si drejtor sportiv në vitin 2019, por tani është larguar nga klubi pa u konfirmuar nga PSG.

Klubi specifikon se Campos do të jetë "në krye të organizimit, rekrutimit dhe performancës" të ekipit profesionist. Në deklaratën për shtyp, të publikuar nga klubi parizien, Luis Campos tha, se ishte "i etur për të filluar punën dhe për të zhvilluar potencialin e jashtëzakonshëm të klubit", të cilin ai e konsideron si "më ambiciozin dhe më emocionuesin në botën e futbollit".

PSG zyrtarizon afrimin e Luis Campos, si 'këshilltar' në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll