Sport

Cannavaro gati t’i japë fund papunësisë si trajner, Kombëtarja e njohur nis kontaktet me italianin

Pas eksperiencës së tij në Kinë te Guangzhou, Fabio Cannavaro është gati të rikthehet në Europë si trajner.

10 Qershor 2022, 12:54 Nga DOSJA
Cannavaro gati t’i japë fund papunësisë si trajner,
Fabio Cannavaro

POLONI- Pas eksperiencës së tij në Kinë te Guangzhou, Fabio Cannavaro është gati të rikthehet në Europë si trajner.

Ashtu siç është shprehur muajt e fundit ish-mbrojtësi, synimi i tij është të marrë një skuadër në Europë. Për italianin është një hipotezë në lidhje me një Kombëtare europiane.

Federata e futbollit polak, pak muaj para fillimit të Kupës së Botës në Katar, po mendon për një ndryshim të bujshëm në stol. Humbja ndaj Belgjikës me shifrat 6-1 ka lëkundur pozitat e teknikut aktual Czeslaw Michniewicz.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

cannavaro

Sondazh

Poll