Sport

Premio milionerësh, Uellsi shpërblen Bale&Co për kualifikimin në “Katar 2022”...

Fderata britanike e justifikon këtë premio të majme, pasi kombëtarja e vendit të tyre kualifikohet në Kupën e Botës pas 64 vitesh.

10 Qershor 2022, 12:24 Nga DOSJA

Premio milionerësh, Uellsi shpërblen Bale&Co për kualifikimin

UELLS - Gareth Bale dhe shokët e tij të kombëtares nga Uellsi do të marrin një bonus prej rreth 10 milionë funtesh, si bonus për kualifikimin në Kupën e Botës, të arritur pak ditë më parë në ndeshjen kyçe kundër Ukrainës (1-0).

‘Daily Mail’ shpjegon se kualifikimi në një Kupë Bote 64 vjet më vonë, pjesëmarrja e fundit ishte në vitin 1958, ka bërë që federata të dëshirojë të shpërblejë yjet e ekipit kombëtar me këtë shumë të majme. Në fazën e grupeve të botërorit “Katar 2022” ata do të përballen me Anglinë, Shtetet e Bashkuara dhe Iranin.

Pavarësisht performancës së tyre, Uellsi, si të gjitha skuadrat finaliste, ka marrë një donacion fillestar prej 1.5 milion £ nga FIFA për t'i shpenzuar në përgatitjet për turneun që fillon nëntorin e ardhshëm.

Përveçse do t'u shpërndahen lojtarëve dhe stafit, fondet do të përdoren për të rritur zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet në Uells dhe në këtë mënyrë për të rritur shanset e tyre për t'u kualifikuar në turnetë e ardhshëm, duke u profesionalizuar nga themeli.

Në të vërtetë, këtë javë shefi ekzekutiv i FA të Uellsit, Noel Mooney, u befasua që gjatë një inspektimi, takoi disa objekte të 'botës së tretë', në disa pjesë të vendit.

Premio milionerësh, Uellsi shpërblen Bale&Co për kualifikimin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll