Sport

Flick sfidon UEFA dhe FIFA: “Si dhe kur do t'u ofrojmë pushim lojtarëve?"

Para përballjes me Bullgarinë për ditën e tretë të Nations League, trajneri gjerman Hansi Flik u bëri thirrje autoriteteve të futbollit që të "shqyrtojnë çështjen" e kalendarëve.

10 Qershor 2022, 15:16 Nga DOSJA
Flick sfidon UEFA dhe FIFA: “Si dhe kur do t'u ofrojmë pushim

GJERMANI - Të luash katër ndeshje radhazi të Nations League në një vit të Kupës së Botës është e tepërt për trajnerin gjerman Hansi Flick. Ish-trajneri i Bayernit ka folur për këtë temë në prag të ndeshjes kundër Bullgarisë.

"Katër ndeshje janë shumë, pas një sezoni të tillë,"- tha Flick përpara se të diskutonte për sezonin e ardhshëm: "Nuk do të ketë pothuajse asnjë përgatitje parasezonale, pastaj do të ketë ndeshje të Bundesligës dhe Ligës. Champions çdo tre, katër ditë deri në Kupën e Botës",- vazhdoi trajneri këtë të premte në një konferencë për shtyp.

Për ta ndryshuar këtë, Flick fton autoritetet që "të pyesin veten se si t'u ofrojnë pushim lojtarëve" dhe beson se "UEFA ose FIFA duhet të ndërmarrin veprime”. Për dy ditët e para të Nations League, Gjermania u ndesh dy herë: fillimisht ndaj Italisë (1-1) në transfertë dhe më pas në Mynih kundër Anglisë (1-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll