Sport

Arrihet marrëveshja, Premier League vendos ‘tavan’ për çmimet e biletave në transfertë…

Pas një dakortësie unanime midis 20 klubeve angleze, Premier League tha të premten se do të vazhdojë të kufizojë çmimet biletave për tifozët vizitorë deri në 30 paund (35 euro) për tri sezonet e ardhshme.

10 Qershor 2022, 11:23 Nga DOSJA

Arrihet marrëveshja, Premier League vendos ‘tavan’ për

ANGLI - Premier League njoftoi me një deklaratë të premten, se do të mbajë çmimet e biletave në transfertë në një maksimum prej 30 paund (35 euro) për tri sezonet e ardhshme, pas një marrëveshjeje unanime midis 20 angleze. Dhe kjo pavarësisht inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar, i cili në prill arriti normën më të lartë vjetore që nga viti 1982.

“Të gjitha klubet e njohin rolin vendimtar të tifozëve në krijimin e atmosferës më të mirë të mundshme në ndeshje dhe njohin kostot shtesë të udhëtimit, që shpesh përfshihen kur ndjek një ekip jashtë shtëpisë”, thuhet në deklaratën e Premier League.

Sistemi i kufirit të çmimeve u prezantua për herë të parë në vitin 2016, përpara se të zgjatej për tri sezone në vitin 2019. Ai do të rishikohet në vitin 2025. Kufiri i çmimit të biletave jashtë vendit tashmë është përfshirë edhe në rregulloren e Premier League.

Arrihet marrëveshja, Premier League vendos ‘tavan’ për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll