Sport

Një foto po mahnit Argjentinën| “Maradona është gjallë”, imazhi që po tërbon rrjetin

Në orët e fundit, një foto e shpërndarë në Tëitter nga tribuna gjatë finales së madhe mes Italisë dhe Argjentinës në Wembley është bërë virale.

10 Qershor 2022, 11:51 Nga DOSJA

Një foto po mahnit Argjentinën

ANGLI- Në orët e fundit, një foto e shpërndarë në Tëitter nga tribuna gjatë finales së madhe mes Italisë dhe Argjentinës në Wembley është bërë virale. Në foto, në fakt, shumë fansa kanë parë figurën e Diego Armando Maradonës në turmën që ndiqte ndeshjen. “Diez është gjallë, Diego ishte në Ëembley, nuk mund të mos ndiqte Argjentinën e tij”, është fraza që u bë virale.

Gjithçka filloi nga llogaria në Twitter e Sara Aribó, një fotografe profesioniste e cila postoi foton origjinale bardhë e zi të Messit me tribunat në sfond: “E bëra këtë foto në finalen e madhe në Wembley dhe do të doja të gjenit vajzën me krahët hapur, a mundemi?”.

Një foto po mahnit Argjentinën

Fansat, megjithatë, në vend që të kërkonin vajzën, u përqendruan te burri me kapele dhe një trup shumë të ngjashëm me atë të Maradonës në vitet e fundit të jetës. TyC Sports më pas ri-publikoi fotografinë në të cilën shihet qartë figura e ngjashme me Maradonën. Shumë u çmendën duke pyetur veten nëse ai në foto është vërtet Pibe de Oro, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.

E.Ç (Dosja.al)

maradona

Sondazh

Poll