Politike

Miratohet vendimi/ Shqipëria do t'i dhurojë 1 milion euro në ndihmë të Ukrainës

Sipas VKM-së së sotme, shuma do ti jepet buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila më pas do të vijojë me transferimin e shumës.

10 Qershor 2022, 14:07 Nga d.a
Miratohet vendimi/ Shqipëria do t'i dhurojë 1 milion euro në
Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme është miratuar kërkesa për dhënien e 1 milion euro, të marra nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit,  ndihmë për qeverinë e Ukrainës pas pushtimit rus.

Sipas VKM-së së sotme, shuma do ti jepet buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila më pas do të vijojë me transferimin e shumës.

Shqipëria ju bashkua disa vendeve europiani dhe jo vetëm të cilat premtuan miliona euro donacione për të ndihmuar në rimëkëmbjen e Ukrainës pas pushtimit rus. Mbi 6 miliardë euro u premtuan për Ukrainën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve të organizuar nga qeveritë polake dhe suedeze në Varshavë.

Vendimi i plotë:

VE N D I M PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shuma prej 1 milion euro u premtua rreth një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e donatorëve e mbajtur në Varshavë të Polonisë. Në konferencë Rama tha se ai shpresonte që ti jepej sa më shpejt luftës. Kreu i ekzekutivit shprehu solidaritet me Ukrainën gjate fjalimit te mbajtur ne Varshavë.

edi rama

Sondazh

Poll