Politike

VD-DENONCIMI/ Berisha: Tenderat e ndërtimit i mori biznesmeni që doli nga burgu

Personi në fjalë, sipas Berishës, ndal lekët me ministrat e qeverinë e për këtë arsye, ka marrë tenderat. 

10 Qershor 2022, 13:04 Nga F.M
VD-DENONCIMI/ Berisha: Tenderat e ndërtimit i mori biznesmeni që doli
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderat e ndërtimit një biznesmeni të dënuar. Në deklaratën për mediat, Berisha tha rindërtimet pas tërmetit po bëhen nga një kompani që për pronar ka një person që ka dalë nga burgu në vitin 2013. Personi në fjalë, sipas Berishës, ndal lekët me ministrat e qeverinë e për këtë arsye, ka marrë tenderat. 

"Ditën e djeshme keni deklaruar që drejtuesit e PD duhet të rrëzojnë qeverinë, a i bëni ballë kësaj qeverie. Një qeveri e kukullave gangster, që siç e keni parë ju në aferën e inveneratorëve, në investitorët strategjikë, që plaçkisin si lubi, plaçkisin buxhetin, pronat publike, ju e morët vesh se çfarë ka ndodhur me fondet e tërmetit, për të shmangur procedurat transparente që imponojnë donatorët, Edi Rama ka lënë mënjanë kreditë e buta të ofruara prej tyre dhe ka marrë kredi tregtare në mënyrë më të papërgjegjshme me të cilat taksapaguesit shqiptarë vetëm nga interesat e këtyre, paguajnë 130 milionë euro më shumë. Por, po jua ilustrojnë me një shembull, BY-Pass i Fierit është ndërtuar nga dy banka. Ajo ka kushtuar 1.8 mln euro, janë 22 milionë euro që kushton ndërtimi i një kilometri në një rrugë të Tiranës. Edhe shkollat, në Evropë shkojnë 500-600 mijë euro por në Shqipëri marrin vlera miliona euro. E dhanë mediat dje, një trafikant i dalë nga burgu në vitin 2013 e kishte fituar sepse ai i ndau lekët me ministrin,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha sali berisha 10 qershor 2022

Sondazh

Poll