Politike

VD-Thirrjet për protesta, Berisha: Unë jam i vonuar me artikulimin, zemrat e njerëzve po ziejnë

Berisha u shpreh se PD është vonuar me udhëheqjen e protestave

10 Qershor 2022, 12:35 Nga A.B
VD-Thirrjet për protesta, Berisha: Unë jam i vonuar me artikulimin,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se njerëzit duan të protestojnë për çështjet që i prekin. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se PD është vonuar me udhëheqjen e protestave mirëpo shtoi se do të rikthehen e se do të jenë në lartësinë e duhur.

Pyetje: Zoti Berisha ju këto ditë jeni artikuluar në publik për nisjen e protestave. Keni ndonjë plan konkret se kur do të nisin protestat?

Sali Berisha: Unë jam i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po zien, revolta në shpirtin dhe zemrën e njerëzve po zien anë e kënd vendit. Lëvizjet janë shumë interesante, nganjëherë i udhëheq ti, i prin, herët e tjera të udhëheqin ato. Ua them ju që kërkesa për protestë është universale sot. Dhe Partia Demokratike është e vonuar. I kemi grupet, i kemi qytetarët, e kemi anëtarësinë, grupet e interesit, janë të gjithë para nesh. Nuk ka asnjë diskutim që do të jemi në lartësinë e detyrimeve tona ndaj tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll