Politike

VD-Berisha flet hapur: Nuk ka krisje mes meje e Metës, ishte i detyruar të zbatonte Kushtetutën me Begajn

Ai tha gjithashtu se maksimumi që mund të bënte Meta ishte të digjte raundin e katër, por në të pestin, do merrej i njëjti vendim dhe Begaj do të ishte sërish President. 

10 Qershor 2022, 12:45 Nga F.M
VD-Berisha flet hapur: Nuk ka krisje mes meje e Metës, ishte i detyruar
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë krisje mes tij dhe Presidentit Ilir Meta. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Meta nuk mund të mos e ushtronte dot detyrimin e tij kushtetues në lidhje me Presidentin e sapozgjedhur, Bajram Begaj. Ai tha gjithashtu se maksimumi që mund të bënte Meta ishte të digjte raundin e katër, por në të pestin, do merrej i njëjti vendim dhe Begaj do të ishte sërish President. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Zoti Berisha ju e cilësuat si mynxyrë  situatën që po kalon vendi dhe veçanërisht pas zgjedhjes së presidentit. Por a u bë pjesë e kësaj mynxyrë dhe presidenti aktual Ilir Meta dhe si janë raportet tuaja sot më të a ka një krisje.

Berisha: Nuk ka krisje, unë e kam sqaruar dhe dua të jem transparent. Kushtetuta nw germë nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit, Nuk ka një përkufizim të tillë, por raste unë di që nuk ndodhin, pra ajo që kam pretenduar unë. Tani të them të vërtetën Presidenti mund të mos firmoste për raundin e katërt dhe ta digjte, por të pestin nuk e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin e tij kushtetues, sepse më pas ndërhyjnë mekanizma të tjerë. Tani s’ka më mekanizma, por kur kishte një check and balance kishte mekanizma të tjera, dhe ai nuk mund të mos ushtronte detyrimin e tij kushtetues të çdegradimit, nxjerrës në lirim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Rast unik për vendet e tjera, nuk ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh president, unë ju garantoj se përveç se në rastin e Juntave nuk ka ndodhur kurrë. Por presidenti është i detyruar të përmbushë detyrimet kushtetuese.

sali berisha sali berisha 10 qeshor 2022

Sondazh

Poll