Politike

VD-Begaj nuk u takua me të, Berisha: Ai s'kërkon këshilla nga unë, s'do merrte atë që do pëlqente

Berisha u shpreh se Begaj nuk kërkoi që të merrte këshillë nga ai pasi nuk do t'i pëlqente ajo që do dëgjonte.

10 Qershor 2022, 12:38 Nga A.B
VD-Begaj nuk u takua me të, Berisha: Ai s'kërkon këshilla
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron normale takimin e presidentit të zgjedhur, Bajram Begajt me presidentët e kaluar. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se Begaj nuk kërkoi që të merrte këshillë nga ai pasi nuk do t'i pëlqente ajo që do dëgjonte.

Pyetja: Begaj ka zhvilluar takime me ish presidentë të vendit, a ndiheni i keqardhur që nuk ishit dhe ju?

Berisha: Qëndrimi im publik ishte publik ndaj zgjedhjes së tij, besoj e keni pa. E konsideroj normale, ai nuk kërkon këshilla nga unë, se nuk do merret atë këshillë që i pëlqente, se ai u bë zgjedhja e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Ai mori postin e presidentit po kam 1 problem, ju nuk keni jetuar në sistemin monist.

Mos kujtoni se nuk e mendoj. Ajo forcë politike me aktivja në përmbysjen e sistemit nuk e ka përjetuar monizmin. Shqipëria është identike me Bjellorusinë e Lukashenkos. Vetë kushtetueshmëria është një shtyllë e demokracisë. Kurrë nuk ka qënë kjo situatë vetëm në Kohën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

sali berisha

Sondazh

Poll