Politike

VD-Lufta Kokalari-Këlliçi, Berisha: Ajo iu bashkua Republikanes, vetë s’donte të kandidonte

Komenton përplasjen mes Këlliçit dhe Kokalarit.

10 Qershor 2022, 12:37 Nga F.M
VD-Lufta Kokalari-Këlliçi, Berisha: Ajo iu bashkua Republikanes,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se bashkëpunëtori i tij më i ngushtë për momentin është Belind Këlliçi. Kryetari i PD-së komentoi përplasjen mes Këlliçit e Evi Kokalarit. Ai shtoi se kjo e fundit nuk ka dashur vetë të kandidojë apo të përfshihet në PD. Sipas Berishës, Kokalari është bërë pjesë e Partisë Republikane. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Ju deklaruar se lobimi është diçka negative, por nuk mund të ndalet, ndërkohë që ka pasur edhe lobime negative, ish-anëtarja e Rithemelimit ka lobuar negativisht dhe në fund të procesit deklaroi se qëllimi i saj është arritur pasi Këlliçin e la jashtë.

Sali Berisha: Nuk jam në favor të asnjë procesi apo lobimi, por unë duhet të jem realist, sot në kohën e smartphone-t bëhet gjithçka. Unë Këlliçin e konsideroj një njeri të afërt. Një bashkëpunëtor i ngushtë për mua, por nuk jam për lobime e favorizime. Evi Kokalari ka kontribut, por vetë vendosi të mos kandidojë dhe të tërhiqet ne jetën e saj dhe të ndjekë karrierën në Partinë Republikane.

 

sali berisha sali berisha 10 qershor 2022

Sondazh

Poll