Politike

VD-Akuzat e Bardhit/ Berisha: Ti besosh Gazment Bashës njëlloj si Lulzim Bashës, i binden Ramës

Berisha u shpreh se Bardhi është njësoj me Lulzim Bashën, e se këta të dy i binden e i shërbejnë kryeministrit Edi Rama

10 Qershor 2022, 12:43 Nga A.B
VD-Akuzat e Bardhit/ Berisha: Ti besosh Gazment Bashës njëlloj si
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj akuzave të një ditë më parë, të bëra nga deputeti i PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit deklaroi se deputetët e PD-së, u urdhëruan nga Berisha që të mos e japin votën e tyre për investimet strategjike. Në konferencën për mediat, Berisha u shpreh se Bardhi është njësoj me Lulzim Bashën, e se këta të dy i binden e i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Dje zoti Bardhi ju ka akuzuar se keni detyruar deputetët që të mos firmosni apo mos japin votën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. Eshtë e vërtetë kjo?

Berisha: Të besosh trillimet e Gazment Bashës është njëlloj si të besosh Lulzim Bashën. Asnjë iniciativë nuk bllokojmë ne por dua tju them se alibasha dhe gazbasha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Lulzim Bashës. Dhe të  jeni të sigurt, mbajeni mend këtë që po ju them. S’do jetë e largët dita kur do të publikohen arsyet si për atë që iku dhe për këta të dy, se çfarë i shtyn këta.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll