Politike

FOTO- I hedhin krahun njëri-tjetrin, Meta takon pasardhësin Bajram Begaj

Takimi i Presidentit Meta me Begajn është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave.

10 Qershor 2022, 13:33 Nga F.M
FOTO- I hedhin krahun njëri-tjetrin, Meta takon pasardhësin Bajram
Ilie Meta dhe Bajram Begaj

TIRANË- Preisdenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në me pasardhësin e tij, të zgjedhurin Bajram Begaj. Fotoja e takimit është publikuar nga vetë Presidenca dhe dyshja shihet që i kanë hedhur krahun njëri-tjetrit. Takimi i Presidentit Meta me Begajn është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, më konkretisht në oborrin e Presidencës. 

"Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z.Bajram Begaj dhe t'i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve,"- shkruan Meta në postim.

Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.

ilir meta bajram begaj

Sondazh

Poll