Politike

VD-Bashkim forcash në PD? Berisha: Do ngrihen borde kombëtare, jemi të hapur dhe ndaj të huajve

Berisha shtoi se mirëpret në parti çdo person që kërkon të anëtarësohet

10 Qershor 2022, 12:27 Nga A.B
VD-Bashkim forcash në PD? Berisha: Do ngrihen borde kombëtare, jemi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se brenda partisë do të ngrihen borde kombëtare. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha shtoi se mirëpret në parti çdo person që kërkon të anëtarësohet, duke mos përjashtuar as ato të huaj.

Pyetje: Zoti Berisha, lidhur me krijimin e një fronti opozitar dhe një hapje të PD. Bëhet fjalë për një KOP të ngjashëm me të 2005-ës apo për bashkimin e disa forcave opozitare?

Sali Berisha: Hapja nënkupton afrimin me Partinë Demokratike të vlerave, individëve me vlera, të ekselencës, njerëz me ideale të cilët duan t’i afrohen kësaj partie. Unë isha dje në Elbasan, një grup pedagogësh, mjekësh, avoketërish, mësues, shpallën anëtarësimin e tyre në PD dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Po në kuadrin e hapjes, një grup të rinjsh ishin aty. Në kuadrin e hapjes tani do të ngrihen bordet kombëtare sipas fushave në të cilin ne do të përpiqemi të tërheqim personalitetet më të shquara, më të ditura të atyre fushave, shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sikundër, bordet janë të hapura edhe për të huaj që ndajnë me ne vlera të përbashkëta dhe duan të kontribuojnë. Hapja duhet të fuqizojë dimensionin e të rinjve dhe të zonjave, vajzave dhe grave. Kjo është partinë, fronti është diçka tjetër. Fronti është vendosja e organizuar, ose krijimi i një fronti të përbashkët me të gjitha forcat politike opozitare, me të gjithë individët apo organizatat e Shoqërisë Civile që duan të angazhohen me këtë front për shpëtimin e Shqipërisë, me të gjithë botën akademike dhe të mediave që duan të japin kontributin e tyre dhe që e konsiderojnë monizmin si një mynxyrë të vërtetë, me sindikatat, me botën akademike me grupet e interesit. Do të bëjmë çdo gjë që të krijojmë frontin më të gjerë të mundshëm kundër regjimit monist të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, korrupsionin dhe mbështetjen e George Soros.

sali berisha

Sondazh

Poll