Politike

VD-Balla i lidhur me bandat e Elbasanit? Berisha: Të tregojë si e shpërbleu Dumanin për revolen në servis

Ai tha se pistoletën në biznesin e Albert e Seit Manhasës e kanë vënë me urdhër të Ballës, pasi dyshja nuk pranuan që të bënin fushatë për PS. 

10 Qershor 2022, 12:32 Nga F.M
VD-Balla i lidhur me bandat e Elbasanit? Berisha: Të tregojë si e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i grupit parlamentar Taulant Balla është i lidhur me bandat e Elbasanit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Ai tha se pistoletën në biznesin e Albert e Seit Manhasës e kanë vënë me urdhër të Ballës, pasi dyshja nuk pranuan që të bënin fushatë për PS. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Gjatë seancës së djeshme, në mesin e debateve që zhvilluat me kryeministrin Rama dhe funksionarë të tjerë të PS, në një moment keni akuzuar Taulant Ballën se për ngjarjet e Elbasanit para zgjedhjeve të 25 prillit ju keni fakte dhe prova, përgjime, të cilat e implikojnë atë drejtpërsëdrejti. Nëse i keni këto prova dhe këto fakte, pse nuk i keni bërë publike apo pse nuk i keni depozituar në Prokurori?

Sali Berisha: E drejtë pyetja. Sali Berisha nuk flet pa prova dhe fakte, besoj se koha ka faktuar në mënyrën më të përsëritur. Së dyti, ju garantoj se do t’ia them në sy në Parlament. Nuredin Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë po flas për gjëra konkrete, deklaratat politike janë deklarata politike. Dhe unë ju them ju dhe shqiptarëve që do t’ia them në Parlament. Së treti, nuk ka nevojë t’i jap unë Prokurorisë sepse Prokuroria i ka të gjitha në dosje. Pse po i fsheh Prokuroria? Kjo është punë tjetër. Ato që do t’i them në Parlament Prokuroria i ka në dosje dhe do t’i them të tjera. Unë do t’ia them në Parlament, sy në sy, është më komode kur e ke aty përballë, atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë. Kështu që çdo gjë dhe shumë të tjera. Të vetmen gjë që unë i kam thënë në Parlament dhe këtu para jush, ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles. Të zotët e garazhit përsëri dëshmojnë. Pse nuk shkoni t’i takoni ata? Ata do të tregojnë se revolen e kanë vendosur në një vend dhe dyshojnë tek ky, sepse ky u ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën elektorale dhe ata i kanë thënë jo, nuk bëjmë fushatë për ty. Dhe ku ia kanë vendosur revolen, në një vend që e shihnin të gjithë, që shkoi policia ta kapte. E dini ku është aspekti tjetër i turpshëm? Ata marrin ende në burg sot për revolen e fshehur, të vendosur në një vend ku e shihnin në burg. 5 veta janë në burg për këtë. Kjo është drejtësi qesharake, kriminale në shumë aspekte. Edhe kuptohet që revolen ia kanë vendosur. Si mund të fshihte kush në një vend të dukshëm një revole krimi, a ka logjikë njerëzore që e pranon këtë? Se e paskan zor, se s’mund ta hidhnin në Shkumbin. Kjo ishte për t’i inkriminuar se nuk pranuan të bëjnë fushatë për atë. Por, drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që, Tao nuk e ka punën mirë ka probleme me drejtësinë dhe do të ketë, ua them unë ju. Dhe ka probleme edhe të tjera ai.

sali berisha sali berisha 10 qershor 2022

Sondazh

Poll