Politike

VD-Berisha: Rama nënshtroi shqiptarët përmes bandave, drogës e varfërisë

Berisha tha se varfëria është një nga mjetet që ka përdorur Rama për të shkelur qytetarët.

10 Qershor 2022, 12:19 Nga F.M
VD-Berisha: Rama nënshtroi shqiptarët përmes bandave, drogës
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka nështruar shqiptarët përmes bandave. Berisha tha se varfëria është një nga mjetet që ka përdorur Rama për të shkelur qytetarët.

"Të gjitha organizatat joqeveritare kontrollohen nga qeveria dhe të gjitha janë të sponsorizuara nga George Soros. Janë bërë dhjetëra lajme për emërimin e Presidentit. Sot flitet për oligarkë dhe monopole. 4-5 oligarkë zotërojnë mbi 35% të ekonomisë shqiptare. Si përfundim mund të thuhet se data 4 qershor e vitit 2022, zgjedhja e njëanshme e Presidentit të Republikës shënon dorëzimin e të gjitha pushteteve në duart e Ramës. Me zgjedhjen e një presidenti socialist, PD deklaron se u zhduk përfundimisht elementi opozitar. PD rikujton se së pari kjo shënoi marrjen e të gjitha pushteteve nga Rama. Kjo erdhi si model nga qeverisja parti-shtet. Rivendosja e monizmit total në Shqipëri u arrit nëpërmjet bandës, krimit, drogës por edhe varfërisë përmes të cilës Rama nënshtroi njerëzit,"- tha Berisha.

sali berisha 10 qershor 2022

Sondazh

Poll