Politike

VD-Berisha del në konferencë për shtyp: Me vendosjen e Presidentit, Rama ka në dorë çdo pushtet

Ai tha se pas 31 viteve, Shqipëria është kthyer në një vend monist.

10 Qershor 2022, 12:12 Nga F.M
VD-Berisha del në konferencë për shtyp: Me vendosjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë të gjithë pushtetin. Ai tha se pas 31 viteve, Shqipëria është kthyer në një vend monist. Sipas tij, kjo gjë u arrit me vendosjen e Presidentin nga Rama. 

"PD deklaron se pas zgjedhjes më datë 6 qershor, Edi Rama vendosi nën pushtetin e tij edhe institucionin efundit që kishte mbetur jashtë kontrollit të tij, kështu sot për herë të parë, pas 31 viteve, të gjitha pushtetet pa përjashtim janë në duart e një njeriu të vetëm. Në pushtetin ekzekutiv çdo ministër, drejtor apo drejtor drejtorie është përfaqësues i një force të vetme politke, asaj socialiste. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, drejtori i Energjisë, Telekomunikacionit, janë të emëruar dhe të zgjedhur vetëm nga PS. Sot në këtë shtet monist, si kurrë më parë,"- tha Rama. 

sali berisha 10 qershor 2022

Sondazh

Poll