Politike

Rama merr pjesë në samit me liderët e 13 vendeve në Greqi, të pranishëm Scholz, Michel e Von Der Leyen

Të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka nisur një tur ballkanik, por që në vendet që do të vizitojë, ka lënë jashtë Shqipërinë.

10 Qershor 2022, 10:08 Nga F.M
Rama merr pjesë në samit me liderët e 13 vendeve në Greqi,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Greqisë pasi do të marrë pjesë në një samit me liderët e 13 shteteve. Bëhet fjalë për Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Në këtë Samit do të diskutohet rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka nisur një tur ballkanik, por që në vendet që do të vizitojë, ka lënë jashtë Shqipërinë. 

Sot kancelari gjerman ndodhet në Kosovë, aty ku ka takuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, krah të cilit është shprehur se ka shkuar në Prishtinë për të dhënë mbështetjen e tij për Ballkanin e Hapur. Përpara nisjes së vizitës dy ditore në Ballkanin Perëndimor të kancelarit gjerman, Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman kërkoi që Olaf Scholz t’i bëjë presion Serbisë për njohjen e Kosovës.

Axhenda e Samitit:

17.20 – Mbledhja e krerëve të delegacioneve në sallën ku zhvillohet samiti

17.35 – Foto familjare

17.40 – Zhvillimi i seancës plenare të samitit SEECP

Fjala e hapjes nga z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë

Fjalë e Kryeministrit dhe krerëve të delegacioneve të tjera

Shkëmbim i pikëpamjeve për bashkëpunimin rajonal – ndikimi aktual i zhvillimeve
ndërkombëtare në rajon

Miratimi i Raportit Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Miratimi i Deklaratës së Samitit të SEECP të Selanikut

20.00 – Konferencë për shtyp e z. Kyriakos Mitsotakis, Kryeministër i Republikës së Greqisë

edi rama edi rama ne greqi

Sondazh

Poll