Sport

Premier League pezullon marrëveshjen për transmetimin e ndeshjeve në Rusi!

Ashtu siç bëri me kontratën e mëparshme në Rusi, e cila skadoi këtë sezon, Premier League ka pezulluar marrëveshjen edhe me transmetuesin rus ‘Match TV’, e cila kishte fituar të drejtat për periudhën 2022-2028.

9 Qershor 2022, 15:10 Nga DOSJA
Premier League pezullon marrëveshjen për transmetimin e ndeshjeve

ANGLI - Premier League njoftoi të enjten pezullimin e kontratës për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit anglez në Rusi, të lidhura me kanalin ‘Match TV’ për gjashtë sezonet e ardhshme, si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse që prej 24 shkurtit.

Marsin e kaluar, klubet elitare angleze pezulluan kontratën me Rambler, një degë e Sberbank, e cila mbante të drejtat e transmetimit të Premier League deri në fund të sezonit të kaluar (2021-2022).

‘Match TV’, në pronësi të gjigantit energjetik ‘Gazprom’, fitoi kontratën për periudhën 2022-2028. Por për sa kohë që konflikti ukrainas vazhdon, organizatori i kampionatit britanik refuzon të respektojë çdo kontratë me ndonjë transmetues rus.

‘Match TV’ do të paguante 43 milionë £ (50 milion €) për këto gjashtë sezone të transmetimit. Për periudhën 2022-2025, vetëm nga të drejtat e transmetimit jashtë vendit, Premier League do të fitojnë 5.8 miliardë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll