Sport

E BUJSHME! Nga 13 në 3 mln euro në sezon, Bale ‘ul piacën’, i ofrohet klubit spanjoll

Gareth Bale ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madrid kur t'i përfundojë kontrata në fund të këtij muaji.

9 Qershor 2022, 12:27 Nga DOSJA

E BUJSHME! Nga 13 në 3 mln euro në sezon, Bale ‘ul

SPANJË- Gareth Bale ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madrid kur t'i përfundojë kontrata në fund të këtij muaji. Uellsiani, megjithatë, mund të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. 32-vjeçari, në fakt, iu është ofruar një tjetër klubi të La Ligas: Getafe.

Në fakt, disa klube janë të interesuara për Bale. Emri i tij është lidhur me Neëcastle, Rangers dhe Celtic, por është folur edhe për rikthimin e tij të mundshëm në Uells në Cardiff City ose një lëvizje në MLS. Javët e fundit kanë qarkulluar edhe zëra për një pension të mundshëm të tij.  Presidenti i Getafe-s, Angel Torres ka ndezur merkaton.

70-vjeçari zbuloi se agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, ia ka ofruar klubit spanjoll, i cili ndodhet në periferi të Madridit: “Kam folur me agjentin e Gareth Bale vetëm 45 minuta më parë dhe ata na e ofruan.  Do ta vlerësojmë dhe do ta studiojmë mundësinë me drejtorin sportiv dhe stafin teknik”. Një pengesë në këtë transferim duket të jetë paga e sulmuesit.

Gjatë kohës që ka kaluar te Real Madrid, Bale ka marrë një pagë mujore që shkon në 13 milionë euro në sezon, ndërsa maksimumi që Getafe mund t’i ofrojë uellsianit është 3 milionë euro, gjë që do e bënte Bale-n të mendohej mirë përpara se të vendoste.

E.Ç (Dosja.al)

bale

Sondazh

Poll