Sport

Transferimi i Sneijder te Inter falë këshillës së një banakieri, prapaskena e zbuluar nga Moratti

Wesley Sneijder është një kujtim i bukur për tifozët e Interit. Edhe pse kanë kaluar vite, askush nuk e harron kontributin e tij në fitimin e shumë titujve.

9 Qershor 2022, 12:27 Nga DOSJA

Transferimi i Sneijder te Inter falë këshillës së një

ITALI- Wesley Sneijder është një kujtim i bukur për tifozët e Interit. Edhe pse kanë kaluar vite, askush nuk e harron kontributin e tij në fitimin e shumë titujve. Dhe të mendosh se ardhja e tij në Milano, në gusht të 2009-ës, ishte 'falë' një banakieri që ia rekomandoi Massimo Morattit, siç e pranoi edhe vetë disa kohë më pare ish-presidenti i klubit.

"Në Forte dei Marmi fola me një banakier i cili më tha: 'President, ne kemi nevojë për një lojtar që ti japë shpejtësi mesit të fushës.Sneijder'. Ai më bindi aq shumë sa thirra Brancën për të folur me Mourinhon  që ishte përgjigjur: “Ndoshta”. Negocimi u bë i lehtë nga fakti se Sneijder nuk mund të gjente hapësirë ​​te Real  Madrid. Nuk e pashë më atë banakierin, doja ta falënderoja.”

Në fund, 'këshilla' është e suksesshme, aq sa Sneijder paraqitet më 28 gusht 2009 dhe mbas dy ditësh hidhet në fushë, jo në një ndeshje dosido, por në derbin kundër Milanit, fituar me shifrat 0-4.Në atë ndeshje Sneijder ishte ndër më të mirët në fushë,  duke treguar besim te ata lojtarë që i takoi vetëm disa orë më parë. Por tifozët e Interit ende falenderojnë atë banakier largpamës që arriti të bindë Morattin në atë verë të nxehtë të 2009-ës.

E.Ç (Dosja.al)

wesley sneijder

Sondazh

Poll