Sport

Zyrtare/ Tirana përforcon sulmin, afron 25-vjeçarin kosovar nga Hungaria (VIDEO)

Florent Hasani, pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën dhe është bërë pjesë të klubit kampion. 25-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e radhës për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.

9 Qershor 2022, 14:21 Nga DOSJA
Zyrtare/ Tirana përforcon sulmin, afron 25-vjeçarin kosovar nga
Florent Hasani, sulmuesi e ri i bardheblu

TIRANE - Pas Albano Aleksit nga Teuta, kampionët bardheblu të Tiranës ka bërë një tjetër afrim. Sulmuesi kosovar vjen nga Hungaria për të luajtur për herë të parë në Shqipëri. Florent Hasani është prezantuar ditën e sotme nga klubi kryeqytetas përmes një video të postuar në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruhet: 

“Florent Hasani është lojtari më i ri që shtohet në radhët e ‘bardhebluve’. Sulmuesi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit kampion. 25-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e radhës për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.”

Ish-lojtari i Gyirmot në Hungari, sezonin që sapo u mbyll luajti 1808 minuta, ose thënë ndryshe në 32 ndeshje dhe realizoi 3 gola, ndërsa ish-skuadra e tij, nuk ia doli të mbijetonte në elitën e futbollit hungarez, pasi u rendit në vendin e fundit.

Sulmuesi Hasani ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar në Hungari, ku më parë ka luajtur edhe për skuadrën e Diosgyor për katër sezone, pa harruar një aventurë të shkurtër në Israel me Hapoel Kfar Saba.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll