Sport

Dikur bënte spektakël në Serie A, tani në moshën 45-vjeçare shënon së bashku me djalin e tij

Një karrierë shumë e gjatë që filloi në vitet '90 dhe pa asnjë qëllim për t’u larguar nga futbolli aktiv. Ighli Vannucchi prej kohësh është protagonist në fushat e Serisë A dhe Serie B

9 Qershor 2022, 12:27 Nga DOSJA
Dikur bënte spektakël në Serie A, tani në moshën
Niccolo

ITALI- Një karrierë shumë e gjatë që filloi në vitet '90 dhe pa asnjë qëllim për t’u larguar nga futbolli aktiv. Ighli Vannucchi prej kohësh është protagonist në fushat e Serisë A dhe Serie B dhe tani që po afron të festojë 45-vjetorin, ai vazhdon të bëjë diferencën në Kategorinë e Tretë.

I larguar në vitin 2015, ai u kthye për të luajtur katër vjet më vonë dhe korrikun e kaluar iu bashkua Spianate, skuadër me të cilën bëri debutimin e tij duke shënuar një gol.

Ish-mesfushori i Salernitana-s, Venecia-s dhe Empolit, shënoi në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Unione Quiesa Massaciuccoli. Deri më tani nuk ka asgjë të çuditshme, por interesant është fakti se në këtë përballje ka shënuar edhe djali i tij Niccolo. Prandaj, emrat e të dy Vannucchi-t u përfshinë në raportin e ndeshjes, ndeshje që përfundoi me shifrat 8-3.

E.Ç (Dosja.al)

itali serie a

Sondazh

Poll