Sport

Presidenti Duka: “14.000 fëmijë do të përfitojnë uniforma falas nga projekti “Uniforma ime!”

Nga kjo marrëveshje e rinovuar me kompaninë “Macron”, FSHF-ja do të përfitojë 4 milionë euro për 6 vitet e ardhshme

9 Qershor 2022, 12:27 Nga DOSJA
Presidenti Duka: “14.000 fëmijë do të përfitojnë

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit ka nënshktruar kontratën e re 6-vjeçare me sponsorin e saj teknik, një kontratë nga e cila do të përfitojnë të gjithë fëmijët në vendin tonë dhe të gjithë të rinjtë që luajnë futboll, siç thotë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Në kontratën e re do të shtohet edhe projekti “Uniforma ime”, i cili konsiston në dhënien falas të uniformave për çdo individ që luan futboll në Shqipëri.”

Për këtë projekt, nga i cili do të përfitojnë rreth 14.000 fëmijë, FSHF do të paguajë 1 milion euro, por nga kontrata e re numri një i futbollit në vend, tregon edhe përfitimet që do të kenë nga kontrata e re.

“Përfitimi i Federatës Shqiptare të Futbollit nga kontrata e re do të jetë 4 milionë euro, një shifër goxha e konsiderueshme për një federatë modeste si kjo e jona”.

Ndërkohë ditën e premte Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e dytë të Nations League përballë Izraelit në stadiumin “Air Albania”.

“Përfitojë nga rasti, që nesër në një stadium të mbushur plot me spektatorë të kemi një rezultat pozitiv në ndeshjen me Izraelin, një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit. Një rezultat pozitiv nesër i hap shumë prespektiva pozitive ekipit tonë kombëtar dhe futbollit në përgjithësi. Kështu që ju bëj thirrje të gjithëve të vinë ta mbështesin ekipin në stadium".

Në të vërtetë interesimi për këtë ndeshje është relativisht i lartë, ku deri në mesditën e së enjtes janë shitur rreth 11 mijë bileta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll