Sport

Ish-sulmuesi algjerian Madjer, dënohet me gjashtë muaj burg për mashtrim fiskal

Ish-futbollisti i kombëtares algjeriane dhe i Portos, botues i dy gazetave, u dënua nga një gjykatë e Algjerit për përvetësim kontabël

9 Qershor 2022, 14:35 Nga DOSJA
Ish-sulmuesi algjerian Madjer, dënohet me gjashtë muaj burg për

ALGJERI - Rabah Madjer, 63 vjeç, u dënua të enjten në Algjer me gjashtë muaj burg për përvetësim kontabël, sipas shtypit lokal të cituar nga AFP. Ai do të vuajë tetëmbëdhjetë muaj burg.

Ish-sulmuesi i skuadrës algjeriane dhe Portos, i cili zotëronte dy gazeta, thuhet se vazhdoi të arkëtonte çeqe të reklamave publike nga Agjencia Kombëtare e Botimeve dhe Reklamimit (ANEP) edhe një vit pas mbylljes së të dy botimeve të tij.

Madjer, i cili gjithashtu ka drejtuar ekipin kombëtar në disa raste, u dënua nga një gjykatë e Algjerit për "deklarime të rreme" në kontabilitet, ndërsa ndjekjet e tjera për "falsifikim dhe përdorim falsifikimi" dhe "mashtrim" u pushuan. Ai dhe të akuzuarit e tij kanë dhjetë ditë kohë për të apeluar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll