Sport

Para 34 vitesh shënonte dy herë ndaj Irlandës së Veriut, në Kosovë motivohen me golat e Fadil Vokrrit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka kërkuar nga sulmuesit e Kombëtares së Kosovës që në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut për Ligën e Kombeve

9 Qershor 2022, 13:51 Nga DOSJA

Para 34 vitesh shënonte dy herë ndaj Irlandës së Veriut,

KOSOVË- Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka kërkuar nga sulmuesit e Kombëtares së Kosovës që në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut për Ligën e Kombeve të japin maksimumin në fushë për të gjetur golin në mënyrë që ato t’i dedikohen legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.

Kreu i Federatës ka publikuar një video me dy golat e Vokrrit pikërisht kundër kundërshtarit të Kosovës, Irlandës së Veriut në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 1988, kohë kur Vokrri mbante veshur fanellën e përfaqësueses së Jugosllavisë.

E.Ç (Dosja.al)

fadil vokrri

Sondazh

Poll