Sport

Policia ngre akuza të reja për trukimin e ndeshjeve të futbollit në Republikën Çeke

Policia çeke i kërkuar prokurorisë të thërrasë 21 persona dhe një kompani bastesh, të cilët akuzohen për më tepër se një rast të trukimit të ndeshjeve në ligat e ulëta.

9 Qershor 2022, 14:57 Nga DOSJA

Policia ngre akuza të reja për trukimin e ndeshjeve të futbollit

ÇEKI - Policia çeke tha të enjten, se kishte kërkuar nga një prokuror që të akuzonte 21 persona dhe një kompani bastesh për trukim të ndeshjeve, që dyshohet se kishte ndodhur në divizione më të ulëta të futbollit. 

Këto procedime penale kanë të bëjnë me “krimet e korrupsionit, marrjes së ryshfetit, përvetësimit dhe pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal”, specifikon policia në një postim në Twitter. Njëri prej të dyshuarve rrezikon deri në 12 vjet burg dhe tre të tjerë deri në 10 vjet. Asnjë nuk është në paraburgim dhe emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Ndërkohë, në një rast të mëhershëm, policia çeke kishte arrestuar 19 persona në tetor 2020, duke përfshirë Roman Berbr, atëherë nënkryetar i Federatës Çeke të Futbollit (FACR) që nga viti 2013, për korrupsion. Më pas ai dha dorëheqjen nga posti i tij. Vitin e kaluar, një gjykatë në Pragë, dënoi edhe Miroslav Pelta, ish-president i FACR, me gjashtë vjet burg për manipulim të subvencioneve sportive.

Policia ngre akuza të reja për trukimin e ndeshjeve të futbollit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll