Sport

Nënshkruhet marrëveshja e re me sponsorin teknik “Macron”, shifra e majme që përfiton FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e sponsorizimit për periudhën 2022-2027, që rinovon mbështetjen e këtij sponsori teknik për Kombëtaren shqiptare të futbollit që prej vitit 2016

9 Qershor 2022, 12:20 Nga DOSJA

Nënshkruhet marrëveshja e re me sponsorin teknik “Macron”,

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e sponsorizimit për periudhën 2022-2027, që rinovon mbështetjen e këtij sponsori teknik për Kombëtaren shqiptare të futbollit që prej vitit 2016. Kompania Macron ka sjellë për herë të parë në historinë e kuqezinjve fanellat e personalizuara, me të cilat Kombëtarja shqiptare u prezantua në finalet e Kampionatit Europian “France 2016”.

Nga kjo marrëveshje e rinovuar, FSHF-ja do të përfitojë 4 milionë euro për 6 vitet e ardhshme, si edhe me kontratën e re, Macron do të mbështesë me uniforma falas të gjithë individët që luajnë futboll në Shqipëri, përmes projektit “Uniforma ime”.

Në një ceremoni të zhvilluar këtë të enjte në ambientet e stadiumit “Air Albania” ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, CEO i kompanisë “Macron”, z. Gianluca Pavanello si dhe tre futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzuni, Bekim Balaj dhe Enea Mihaj.

E.Ç (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll