Sport

Transgjinorja ka marrë kërcënime pas fjalës së Boris Johnson. Tani nuk lejohet të garojë

Kjo ka ndodhur, sipas çiklistes transgjinore Emily Bridges, pasi kryeministri i Britanisë, Boris Johnson deklaroi, se "burrat biologjikë nuk duhet të konkurrojnë në garat e grave". Ajo tani nuk lejohet të garojë nga federa ndërkombëtare e UCI-it

9 Qershor 2022, 11:58 Nga DOSJA
Transgjinorja ka marrë kërcënime pas fjalës së Boris

ANGLI - Qeveria britanike ka ripërsëritur se “seksi biologjik” duhet të përcaktojë se kush merr pjesë në sportin e femrave, pavarësisht faktit se çiklistja transgjinore Emily Bridges, ka pranuar së fundmi se ka patur kërcënime fizike, pasi Boris Johnson e shprehu ​​për herë të parë këtë pozicion.

Kur shpërtheu polemika mbi pjesëmarrjen e mundshme të Bridges në garat e grave në prill, kryeministri Johnson mori pjesë në debat, duke deklaruar se "Unë nuk mendoj se burrat biologjikë duhet të konkurrojnë në ngjarjet sportive të grave".

Që atëherë, çiklistit 21-vjeçar i është ndaluar përkohësisht të konkurrojë nga organi drejtues botëror i çiklizmit, UCI, si dhe British Cycling, i cili ka pezulluar politikën e tij transgjinore.

Megjithatë, Bridges e kritikoi Johnson në intervistën e parë televizive këtë javë: "Është vërtet e çuditshme të shohësh, ndoshta njeriun më të famshëm të Britanisë, duke folur për ty dhe të ketë një mendim për diçka për të cilën nuk di asgjë,"- tha ai për ITV News.

Tani opsionet e Bridges për të konkurruar si grua mbeten në harresë, pasi UCI i tha asaj se kishin nevojë për më shumë informacion përpara se të pranonin regjistrimin e saj, gjë që ka të ngjarë të marrë disa muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll