Sport

Tjetër asis i Macron për PSG: “Shpresoj që Zidane të kthehet në Francë, si trajner i një prej klubeve tona”

“Me Zidanin, nga ana tjetër, nuk kam folur, por kam një admirim të madh për të, si lojtar dhe si trajner”

9 Qershor 2022, 06:28 Nga DOSJA
Tjetër asis i Macron për PSG: “Shpresoj që Zidane të
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

FRANCE - Pasi luajti një rol kryesor në përpjekjen për të bërë që Kylian Mbappé të qëndronte në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli për një ardhje të mundshme të Zinedine Zidane në pankinën e PSG-së:

“Kam folur me Mbappen, por ai e mori vendimin, - ka shpjeguar ai në ‘RMC Sport’. - Me Zidane, jo, nuk kam folur me të. Por kam një admirim të madh për të, qoftë si lojtar por edhe si trajner, - tha Emmanuel Macron në mikrofonin e ‘RMC’. - Ai ka fituar tre kupa kryesore (tre Champions League me Real Madridin) që ne i lakmojmë shumë këto trofe për klubet tona. Unë dua që ai të kthehet për të promovuar Francën. Do të pëlqente që ai të ishte trajner i një prej skuadrave tona”. 

Ish-trajneri i Real Madridit është përfolur nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare, për thashethemet e ndryshme, se Zinedin Zidane do të ulet në pankinën e PSG-së sezonin e ardhshëm.

Tjetër asis i Macron për PSG: “Shpresoj që Zidane të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll