Sport

Pësoi goditje në tru nga grushtat, ndërron jetë boksieri që 'grushtonte fantazmën'

Lajm tragjik. Boksieri nga Afrika e Jugut, Simiso Buthelezi ka ndërruar jetë.

8 Qershor 2022, 17:22 Nga DOSJA

Pësoi goditje në tru nga grushtat, ndërron jetë boksieri

AFRIKË E JUGUT-Lajm tragjik. Boksieri nga Afrika e Jugut, Simiso Buthelezi ka ndërruar jetë. Federata e Boksit konfirmoi lajmin e tmerrshëm të mërkurën në mëngjes, duke thënë se Buthelezi vdiq të martën mbrëma në një spital në Durban. Ai ishte vetëm 24 vjeç.

Buthelezi ishte shtruar fillimisht në spital të dielën pas një skene të tmerrshme, në raundin e 10-të të ndeshjes kundër Siphesihle Mntungwa, pas një ndalese të ndeshjes, ai filloi të hidhte grushta në ajër, duke mos u fokusar te kundërshtari, ndërsa në fund u rrëzua në ring dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku sipas Boxing South Africa u zbulua se ai kishte një dëmtim të trurit dhe kishte gjakderdhje të brendshme.

E.Ç (Dosja.al)

90746

Sondazh

Poll