Sport

Blatter paraqitet në gjykatë, por gjen pretekstin e shëndetit: Mezi marr frymë

Në Bellinzona, sot më 8 qershor 2022, ishte dita e gjyqit të Sepp Blatter dhe Michel Platini-s.

8 Qershor 2022, 19:28 Nga DOSJA

Blatter paraqitet në gjykatë, por gjen pretekstin e shëndetit:

ZVICËR- Në Bellinzona, sot më 8 qershor 2022, ishte dita e gjyqit të Sepp Blatter dhe Michel Platini-s. Ish-presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s akuzohen për mashtrim dhe do të duhej të përgjigjeshin para Gjykatës Penale Federale për akuzën e pagesës së paligjshme prej 2 milionë frangash, të paguara në vitin 2011.

Megjithatë, seanca u ndërpre gjatë marrjes në pyetje të Blatterit për arsye shëndetësore. 86-vjeçari u paraqit në gjykatë dhe u kufizua në deklarimin: "Mezi marr frymë, nuk kam dëshirë të përgjigjem." Ndërkohë, marrja në pyetje u shty për nesër.

E.Ç (Dosja.al)

457444

Sondazh

Poll