Sport

Fluturimi i Izraelit drejt Shqipërisë nis ters, lojtarët presin 2 orë në aeroport: Si nuk i kontrolloni këto gjëra?

Fluturimi i përfaqësueses së Izraelit drejt Shqipërisë nuk ka shkuar mirë. Skuadra ka pritur për më shumë se 2 orë në aeroport për shkak të mbipeshës në avion

8 Qershor 2022, 19:52 Nga DOSJA

Fluturimi i Izraelit drejt Shqipërisë nis ters, lojtarët presin 2

IZRAEL- Fluturimi i përfaqësueses së Izraelit drejt Shqipërisë nuk ka shkuar mirë. Skuadra ka pritur për më shumë se 2 orë në aeroport për shkak të mbipeshës në avion. Lojtarët e Izraelit nuk e kanë pritur mirë këtë incident dhe njëri prej tyre tha: “Ajo që ndodhi këtu nuk është aspak profesionale. Si nuk kontrolloni gjëra të tilla? Si të marrësh me qira një avion pa i ditur të gjitha detajet?”.

Një zyrtar i lartë i Federatës së Futbollit tha: “Ne ishim ulur në aeroplan dhe gjithçka ishte gati për ngritje, por ata nuk ishin në gjendje të rregullonin pajisjet. Kështu që ne të gjithë u kthyem në aeroport".Ndeshja e së premtes në Shqipëri do të jetë e dyta e Izraelit në Ligën e Kombeve, pas barazimit ndaj Islandës në Haifa javën e kaluar.

E.Ç (Dosja.al)

209735

Sondazh

Poll