Sport

Të 'masakron' me kartona, njihuni me arbitrin e ndeshjes Shqipëri-Izrael

Barazimi ndaj Islandës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve është harruar. Shqipëria ka nisur përgatitjet për takimin ndaj Izraelit

8 Qershor 2022, 17:06 Nga DOSJA

Të 'masakron' me kartona, njihuni me arbitrin e ndeshjes

TIRANË-Barazimi ndaj Islandës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve është harruar. Shqipëria ka nisur përgatitjet për takimin ndaj Izraelit. Përballje që do të luhet më datë 10 qershor në stadiumin Kombëtar. Një ndeshje që duhet fituar me patjetër për të arritur objektivin kryesor që është vendi i parë në Ligën B në Grupin 2.

Së fundmi është përcaktuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në Tiranë teksa bëhet fjalë për Tiago Martins. Gjyqtari portugez ka marër stemën e FIFA-s në vitin 2017. 42-vjecari ka arbitruar 122 ndeshje në kampionatin portugez, ndërsa në arenën europiane,Tiago Martins ka arbitruar 4 ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës, 12 takime në Europa League dhe vetëm 2 arbitrime në Ligën e Kombeve.

Tiago Martins është një nga ato arbitrat që nuk e kursen aspak kartonin dhe ndërhyrjet e ashpra, mjafton të shohësh statistikat e ndeshjes me Polonisë dhe Hungarisë në përballjen e 15 nëntorit të vitit 2021, portugezi është detyruar të nxjerrë nga xhepi i tij 8 herë kartonin e verdhë. Ndërkohë, së bashku me Tiago Martins, në Air Albania do të jenë edhe asistentët e tij, Luis Campos e Rui Teixeira.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll