Sport

Gattuso respekt maksimal për Ancelottin, ai flet hapur edhe për sëmundjen e tij: “Është nën kontroll”

Ai pranon në një intervistë në Itali, se vuan nga miastenia okulare, një patologji që nuk e ka penguar të zhvillojë karrierën e tij si futbollist dhe trajner.

8 Qershor 2022, 15:45 Nga DOSJA
Gattuso respekt maksimal për Ancelottin, ai flet hapur edhe për

ITALI - Italiani Gennaro Gattuso ka konfirmuar këtë të mërkurë, se do të jetë trajneri i ri i Valencias në një intervistë për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’. Pasi Valencia zyrtarizoi shkarkimin e José Bordalás, vetë Gattuso ka bërë të ditur se do të mbërrijë në Spanjë, si trajneri i ri i skuadrës valenciane, ku do të takohet sërish me bashkatdhetarin e tij Carlo Ancelotti, i cili ishte trajner i tij në Milano.

"Ta inkuraj Carlon (Ancelotti), si të mos e bëj këtë? Kam fituar 11 trofe me të. Ai është mjeshtër. Ai menaxhon të gjitha grupet. Ai e bëri këtë 30 vjet më parë dhe e bën tani, siç tregoi te Real Madrid. Do të jetë e mrekullueshme ta gjesh atë në fushë, në ligë",- deklaroi ish-lojtari i Milanit. 

Trajneri i ardhshëm bardhezinjve i referohet në këtë intervistë edhe miasthenia okulare, sëmundje autoimune nga e cila vuan dhe që nuk e ka penguar të zhvillojë karrierën e tij si futbollist profesionist dhe tashmë si trajner. Nuk është hera e parë që trajneri italian i referohet kësaj patologjie dhe një gjë të tillë e ka bërë tashmë në dhjetor 2020 kur u shfaq me një njollë në sy.

Në këtë intervistë të gjatë Gattuso ka folur edhe për racizmin, qëndrimin e tij ndaj komunitetit LGBT, si dhe një lloj mospranimi të fermave në futboll, çështje për të cilat është akuzuar ish-futbollisti i Milanit, i cili ka nisur prej kohësh karrierën e re të trajnerit dhe menaxherit të skuadrës së futbollit, profesion që ai po tregon se i pëlqen.

Valencia rikthehet në punë më 4-5 korrikun e ardhshëm. Gattuso do të jetë tashmë trajneri i ri dhe do të duhet të marrë përgjegjësinë për një dhomë të re të zhveshjes, megjithëse gjithmonë thotë të njëjtën gjë: "Unë u them atyre që më pëlqen fjala 'ne' dhe jo fjala 'unë'. Futbollisti modern është shumë i ndryshëm nga brezi im. Sot një trajner duhet të hyjë në shpirtrat e lojtarëve, jo vetëm në kokat e tyre", tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll