Sport

Inter, vjen oferta zyrtare për Dybalan; ka distancë ekonomike, por takimi konsiderohet pozitiv

Pas javësh spekulimesh, Inter ka ndërmarrë hapat e parë për të tentuar të firmosë me Paulo Dybala-n.

8 Qershor 2022, 19:37 Nga DOSJA

Inter, vjen oferta zyrtare për Dybalan; ka distancë ekonomike, por

ITALI- Pas javësh spekulimesh, Inter ka ndërmarrë hapat e parë për të tentuar të firmosë me Paulo Dybala-n. Agjenti i lojtarit argjentinas zbarkoi në selinë zikaltër për të dëgjuar ofertën e drejtuesve të klubit të Interit. Në takimin e parë u fol për çështjen ekonomike.

Marotta i ofroi Dybala-s një kontratë katërvjeçare për 6 milionë euro plus bonuse. Kërkesa fillestare e agjentit të Dybala-s është e njëjtë me atë të Juventusit (8 mln + bonus) por ka vend për t'u arritur marrëveshja. Të dyja palët e quajtën takim pozitiv.

E.Ç (Dosja.al)

354248

Sondazh

Poll