Sport

"E gjithë bota do flasë për Romën", gazetari 'plas bombën', zbulon lojtarin BIG që pritet të vijë! Ronaldo???

Në një intervistë në kanalin Youtube të Il Pengwin, Fabio Caressa ka hedhur një 'bombë' sa i përket merkatos në Itali, fjalë që bëjnë me krahë tifozët e Romës

8 Qershor 2022, 22:39 Nga DOSJA
"E gjithë bota do flasë për Romën", gazetari
Fabio Caressa

ITALI- Në një intervistë në kanalin Youtube të Il Pengwin, Fabio Caressa ka hedhur një 'bombë' sa i përket merkatos në Itali, fjalë që bëjnë me krahë tifozët e Romës. Gazetari i Sky Sport zbuloi se presidenti i Romës ka ndërmend të sjellë një top lojtar në kryeqytet, një emër bombastik që do të bëjë bujë në të gjithë botën. Shumë mendojnë se lojtari është Cristiano Ronaldo, për shkak të disa të dhënave që ka lënë Caressa gjatë intervistës.

"E them tani, pres që Roma të bëjë një blerje të madhe, një blerje bombë që do të shkojë në të gjitha gazetat e botës. Unë jam i bindur për këtë". Kështu e prezanton temën gazetari dhe më pas vazhdon: "Unë e them këtë sepse e kuptova procesin e rritjes së Friedkin: ata u fokusuan te Mourinho për të ndërkombëtarizuar markën, ata fituan një kupë. Për të vazhduar përshkallëzimin e komunikimit dhe marketingut, duhet një emër i madh".

Caressa nuk përmendi emra, por pak para se të fliste për Cristiano Ronaldon ai tha: “E ardhmja e Cristiano Ronaldos? Nëse do të isha në vend të tij, do të zgjidhja një ekip që nuk është i nivelit të lartë, por që nuk ka fituar për një kohë të gjatë. Nuk e përjashtoj një zgjedhje të tillë. Nëse do të mundja, do ta rekomandoja, do të ishte përfundimi i duhur për një karrierë të mrekullueshme".

E.Ç (Dosja.al)

12265 4123

Sondazh

Poll