Sport

Ulje tjetër e pagave te Barcelona? Shpërthen kapiteni: “Le të na thonë në fytyrë, jo përmes shtypit”

Në një konferencë për shtyp pas tërheqjes nga kombëtarja, ai ka folur për problemin, një hipotezë e medias spanjole për shkurtime të reja pagash të futbollistëve katalanas

9 Qershor 2022, 06:22 Nga DOSJA
Ulje tjetër e pagave te Barcelona? Shpërthen kapiteni: “Le

SPANJE - Situata ekonomike e Barcelonës mbetet e komplikuar. Edhe javët e fundit është folur për shkurtime të reja të pagave të lojtarëve, siç ndodhi verën e kaluar me disa nga senatorët e ‘blaugranas’. 

Mes tyre ishte edhe një nga kapitenët, Sergio Busquets, i cili në një konferencë për shtyp pas tërheqjes nga kombëtarja, foli për problemin, një hipotezë e medias spanjole për shkurtime të reja pagash të futbollistëve katalanas edhe këtë verë:

“Kam dëgjuar që po thuhen gjëra të ndryshme, madje edhe kur kthehem nga pushimet. Nuk e di se sa të sakta janë, por do të doja që të ma thoshin ballë për ballë dhe jo ta merrja vesh në mënyra të tjera. Kjo përmes shtypit nuk është gjëja më e mirë, është shumë më mirë të flasësh për këtë çështje direkt, fytyrë me fytyrë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll