Politike

VD-Rama: Në Beograd do hapim panair, do ngremë grup për krizën energjitike, do vijë dita që do themi ku ta gjejmë

Rama shtoi se do të ngrihet një grup i përbashkët për krizën që vjen si pasojë e luftës

8 Qershor 2022, 14:13 Nga F.M
VD-Rama: Në Beograd do hapim panair, do ngremë grup për
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Ohri se nisma e Ballkanit të Hapur do të hapë një panair për turizmin. Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend ku çmimi nuk është prekur e se po vazhdohet duke subvencionuar çmimin e të gjitha familjeve dhe e të gjithë biznesit të vogël. Rama shtoi se do të ngrihet një grup i përbashkët për krizën që vjen si pasojë e luftës me zgjidhje të përbashkëta në mënyrë që të ndihmohen nga njëri-tjetrin.

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Zoti kryeministër ky është takimi i tetë i Ballkanit të Hapur, është samiti i katërt që zhvillohet krahas marrëveshjeve që nënshkruat gjatë ditës së sotme, janë të pranishme edhe institucione dhe organizata ndërkombëtare. Çfarë është siguruar nga këto organizata në këtë samit të sotëm?

Edi RamaNe jemi këtu dhe ju e shikoni dhe vetë, kush ka qenë edhe në samitet e tjera që vetë pjesëmarrja është shumë më e madhe, interesimi është shumë më i madh, mbështetja shumë bindëse ndërkohë që ne jemi këtu edhe për të finalizuar disa hapa të tjerë të rëndësishëm që do të hedhim në vijim. Në aspektin e sigurisë ushqimore do të kemi një sesion të posaçëm në Beograd i cili do të shoqërohet dhe me një panair të madh të ushqimit dhe verërave të Ballkanit të Hapur. Në aspektin e sigurisë energjitike do të kemi një sesion të veçantë në Shqipëri. Shqipëria tanimë është pika e referimit në rajon për të ardhmen energjitike jo vetëm të vetvetes, por edhe të rajonit dhe ka shumë gjëra të reja që në mënyrë të përditshme zhvillohen. Ne së shpejti kemi një tjetër firmosje të rëndësishme me një tjetër gjigand të furnizimit energjitik. Një obsesion i veçantë në Maqedoninë e Veriut për konektivitetin, për të gjitha rrjetet e transportit dhe projektet e transportit. Një sesion tjetër të veçantë për turizmin e mjedisin në Malin e Zi.

Nga ana tjetër, kemi rënë dakord të ngremë një grup të përbashkët për krizën tërësore që vjen si pasojë e luftës me zgjidhje të përbashkëta në mënyrë që të arrijmë të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbështesim njëri-tjetrin aq sa është e mundur për të ulur barrën e peshës që ka mbi çdo vend kjo krizë.

E thashë edhe më parë, e përsëris. E kam thënë qysh në krye të herës kur të gjithë bënin humore apo përqeshnin dhe nënqeshnin që “çfarë krize energjitike flet ky, s’ka krizë”, që do të vijë momenti që nuk do të jetë më problemi sa u rrit çmimi, por do jetë problemi ku ta gjejmë energjinë. Ndërkohë, Shqipëria është i vetmi vend ku çmimi nuk është prekur asnjë centim dhe ku vazhdojmë ne, në mënyrë të përmuajshme subvencionojmë çmimin e të gjitha familjeve dhe e të gjithë biznesit të vogël. E duhet të ketë një arsye pse me gjithë kumtet e kukuvajkave që këtu do bëhej nami, që bujqësia do të falimentonte. Bujqësia sot është sektori që po rritet në aspektin e prodhimit dhe në aspektin eksportit përtej parashikimeve. Duhet të ketë një arsye dhe sigurisht që ne e dimë arsyen, por cilido që dëshiron ta dijë nuk e ka të vështirë, mjafton që të heqë nga sytë atë peshqirin e nihilizmit dhe të shpirtit të mohimit.

Sondazh

Poll