Politike

'Po të ketë dasma...'/ Varhelyi i përgjigjet Ramës: Nuk është interesante të flasim për martesa

Varhely tha se nuk është mirë që të flitet për martesa dhe simbole të tjera por për procese.

8 Qershor 2022, 11:40 Nga A.B
'Po të ketë dasma...'/ Varhelyi i përgjigjet
Oliver Varhely

MAQEDONI E VERIUT- Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi nuk i priti dhe aq mirë komentet e kryeministrit Edi Rama për Bashkimin Europian. Gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër, Varhely tha se nuk është mirë që të flitet për martesa dhe simbole të tjera por për procese.

"Ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE dhe integrimin real të rajonit në BE. E them këtë sepse kur flasim për martesa apo simbole të tjera, më shumë flasim për procese, flasim për korniza negociouese, për non-paper e kështu me radhë. Të jem i sinqertë me ju, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë sepse vlerësoj se pyetja e tyre kyce është kur do të jetojmë si në Evropë, kur do të kemi mundësitë e njëjta si në BE dhe kur do të përjetojmë që të gjithë barrierat të eliminohen", tha Varhelyi.

Sondazh

Poll