Politike

VD-Propozimet e Escobar për Ballkanin e Hapur, Vuçiç e Kovaçevski të interesuar, Rama në telefon

Vuçiç dhe Kovaçevski shihen të interesuar me atë ç'ka po ju parashtrohet mirëpo reagimi i Ramës nuk duket aspak i njëjtë.

8 Qershor 2022, 13:24 Nga A.B

VD-Propozimet e Escobar për Ballkanin e Hapur, Vuçiç e

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri Edi Rama, reagojnë në këtë mënyrë kur Gabriel Escobar parashtron tre propozimet e tij për nismën e Ballkanit të Hapur. Vuçiç dhe Kovaçevski shihen të interesuar me atë ç'ka po ju parashtrohet mirëpo reagimi i Ramës nuk duket aspak i njëjtë. Vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë duket se po e merr diçka më me rëndësi në telefon. 

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se SHBA mbështet nismën e Ballkanit të Hapur mirëpo parashtroi tre propozime të cilat sipas tij do të ndihmojnë në funksionimin e Ballkanit të Hapur.

PROPOZIMET E ESCOBAR:

-E para, ka shumë mundësi për integrime, ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira.

-E dyta, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar.

-E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politike, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik.

 

Sondazh

Poll