Politike

VD-Akuza për BE, Rama: Është destinacioni ynë, por na zvarrisin

Kreu i qeverisë u shpreh se BE jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin tonë të integrimit.

8 Qershor 2022, 14:01 Nga F.M
VD-Akuza për BE, Rama: Është destinacioni ynë, por na
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama u pyet ditën e sotme për akuzat e shpeshta që i bën Bashkimit Europian. Për gazetarët, nga Ohëri, Rama tha se nuk e ka akuzuar asnjëherë Bashkimin Europian por ka qënë i vendosur për angazhimin drejt rrugës në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se BE jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin tonë të integrimit.

PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Zoti Rama, e akuzon shpesh Bashkimin Europian për zvarritje e burokraci. E nisët Ballkanin e Hapur duke menduar se procesi i Berlinit nuk po ecte siç duhej. Ndërkohë çfarë është bërë në ato tetë takime që keni bërë për Ballkanin e Hapur? Dje kaluam në pikën kufitare të Qafë Thanës, ishin po përsëri dy palë kontrolle.

Edi Rama: Së pari, unë nuk akuzoj Bashkim Europian. S’kam asnjë akuzë për Bashkimin Europian, përkundrazi unë jam një europian 100% i përkushtuar dhe i vendosur si me Bashkimin Europian, si pa Bashkimin Europian dhe për sa kohë Bashkimi Europian është projekti më i madh, më i bukur, më i guximshëm që mendja politike ka krijuar, është edhe destinacioni im dhe yni, nuk diskutohet. Kështu që, nuk është akuzë është thjesht fakt që Bashkimi Europian na ka zvarritur, që Bashkimi Europian jep fjalën dhe nuk e mban në raport me procesin tonë të integrimit, këtë unë jam i fundit që e them sepse e kanë thënë përfaqësuesit e vetë Bashkimit Europian. Përsa i përket pyetjes tjetër, kur të ktheheni tani, ndaloni edhe njëherë dhe shikoni që aty ka një korsi të dedikuar “kanali i gjelbër” i Ballkanit të Hapur, në doganën këtu dhe në atë korsi të dedikuar të kanalit të gjelbër të Ballkanit të Hapur kalojnë operatorët e autorizuar ekonomikë dhe lehtësimi i lëvizjes dhe tregtisë është shumë i konsiderueshëm dhe se çfarë është arritur në këtë periudhë, mund të them shumë, por janë dy shifra shumë të rëndësishme, shifra që solla në raport me eksportet bujqësore të Shqipërisë në zonën e Ballkanit të Hapur dhe shifra që solla në raport me turistët drejt Shqipërisë. Këto janë të gjitha efektet e Ballkanit të Hapur, pa diskutim!

Sondazh

Poll