Politike

Emërohet ambasadorja e BE-së në Shqipëri, zëvendëson Luigi Soreca-n

Ardhja në Shqipëri e Hohmann është bërë me dije nga Josep Borrell.

8 Qershor 2022, 13:38 Nga F.M
Emërohet ambasadorja e BE-së në Shqipëri,
Christiane Hohmann

TIRANË- Christiane Hohmann është emëruar kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, duke zëvendësuar në këtë detyrë Luigi Soreca-n. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më herët, Hohmann ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje Hercegovinë.

Ardhja në Shqipëri e Hohmann është bërë me dije nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Borrell njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Evropian.

'Christiane Hohmann është nominuar si Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë,'- thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll