Politike

VD-Ironi me krimet në sy të liderëve ballkanas, Rama: Jo vrave këtë, there atë, e hodhe në erë

Rama shtoi me ironi se burrit me probleme i kujtohen gjërat që ka bërë si vrasje, therje e hedhje në erë.

8 Qershor 2022, 12:00 Nga F.M
VD-Ironi me krimet në sy të liderëve ballkanas, Rama: Jo vrave
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar krimet e ndodhur gjatë viteve në rajonin e Ballkanit. Ai e krahasoi integrimin në BE me procesin e një martese, ku sipas tij Evropa është nusja, ndërsa Ballkani, dhëndrri me probleme. Rama shtoi me ironi se burrit me probleme i kujtohen gjërat që ka bërë si vrasje, therje e hedhje në erë.

“Ballkani i Hapur është burrë, Europa është nusja. Kjo është një gjë e keqe për ne. Do të ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu, këtu tek ne,”- tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll